Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kishte paralajmëruar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për rrezikun e një Luftë të Tretë Botërore dhe për mundësinë që Vladimir Putin të dërgonte trupa në Iran.

Në një intervistë, Zelensky theksoi se kishte shprehur shqetësimet e tij për një sulm të mundshëm ndaj Iranit dhe për përshkallëzimin global të konfliktit, por sipas tij, stafi amerikan nuk kishte marrë seriozisht paralajmërimet.

“Rusia ka filluar të mbështesë regjimin iranian me dronë. Ata gjithashtu ndihmojnë me raketa dhe me sistemet e mbrojtjes ajrore. Pyetja që lind është se cili vend do të jetë i pari që do të mbështesë regjimin iranian me trupa? Ashtu si Koreja e Veriut dërgoi 10,000 ushtarë në Rusi, të cilët mund të përdoren në Ukrainë, një gjë e ngjashme mund të ndodhë edhe në Iran, ku Rusia mund të dërgojë trupa,” tha Zelensky.

Ai theksoi se situata është kritike dhe se veprimet e mëtejshme mund të kenë pasoja serioze për stabilitetin rajonal dhe global.