Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk i kurseu ironitë dhe batutat për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili u shfaq me syze dielli në ditët e fundit për shkak të një problemi shëndetësor.
“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi? Ai u përpoq të dukej i ashpër. Është e vështirë të besohet, por më pëlqen shumë Emmanuel Macron” tha Trump në Forumin e Davosit.
Më pas nisi që të flasë për çmimet e barnave.
“I thashë Emmanuelit se duhet të rriste çmimet e barnave”, tha ai, duke shtuar se u përgjigj: “Jo, jo, Donald“.
“Emmanuel, ti përfitove nga çmimet e ulëta të barnave amerikane, po, do ta bësh. “Do t’i dyfishosh, trefishosh çmimet e barnave, ose unë do të vendos tarifa 25% ose 100% për verërat franceze. Më duheshin tre minuta për ta bindur“, ishte kundërpërgjigja e Trump.




