Shelby Martin, një nënë e re nga SHBA, surprizoi miliona njerëz në rrjetet sociale kur zbuloi peshën e bebit të saj të porsalindur, Cassian.

Në një postim, ajo publikoi një foto me rrobat e spitalit që tregonte barkun e madh pak para lindjes. Më pas, ndau pamje të foshnjës që peshonte plot 5.8 kilogramë peshë kjo e pazakontë për një bebelush dhe më e madhja e regjistruar në atë spital gjatë tre viteve të fundit.

Videoja u bë virale në TikTok, duke arritur mbi 35 milionë shikime dhe më shumë se 50 mijë komente. Historia e Cassian-it mori vëmendje edhe në media, duke u transmetuar nga televizioni amerikan WSMV.

Kjo lindje e jashtëzakonshme ka ngjallur shumë habi dhe admirim në rrjetet sociale.