Përfaqësues i Kremlinit, Kirill Dmitriev, ka propozuar së bashku me SHBA-në, ndërtimin e një tuneli hekurudhor nën ngushticën e Beringut, i quajtur “Putin–Trump”, për të lidhur dy vendet dhe për të nxitur bashkëpunimin në shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe për të simbolizuar “unitetin”.

Propozimi vjen nga Kirill Dmitriev, përfaqësues i posaçëm i presidentit Vladimir Putin për investimet dhe kreu i fondit shtetëror rus të investimeve RDIF.

Ai sugjeron ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore dhe mallrash, me gjatësi 112 kilometra, që do të kushtonte rreth 8 miliardë dollarë dhe do të financohej nga Moska dhe “partnerë ndërkombëtarë”.

Projekti synohet të përfundojë brenda më pak se tetë vjetësh.

Sipas burimeve, Dmitriev është pjesë e një fushate “joshjeje diplomatike” të Rusisë për të ringjallur marrëdhëniet me SHBA-në. Ai e hodhi idenë për tunelin të enjten mbrëma, pasi Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump dhe u ra dakord që të takohen në Budapest për të diskutuar mënyra për të ndalur luftën në Ukrainë.