Një rast i pazakontë në Tajlandë ka bërë xhiron e rrjetit pasi një çift u filmua duke bërë seks në pjesen e pasme të hapur të një kamionçinei në ecje. Çifti në fjalë ishin turistë të cilët u arrestuan menjëherë pasi rasti ra në duart e autoriteteve.

Tajlanda, e njohur për plazhet, jetën e natës dhe mikpritjen e saj të famshme, po përballet me një sfidë të re që lidhet me sjelljen e disa turistëve të huaj që duket se e shohin vendin si një territor pa rregulla.

Ai u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Bangkokut teksa përgatitej të largohej për në Vietnam, dhe tani përballet me akuza për akte të pahijshme në publik dhe shpërndarje të materialeve pornografike në internet. Autoritetet tajlandeze i kanë revokuar vizën, e kanë futur në listën e zezë dhe do ta deportojnë pas përfundimit të procedurave ligjore.

Videoja, e cila u shpërnda në rrjet, tronditi opinionin publik jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për mungesën e respektit ndaj normave të vendit dhe sigurisë publike. Në video u përfshi edhe një grua tajlandeze 42-vjeçare, e cila pranoi se ishte paguar për t’u shfaqur në klip, por mohoi të kishte pasur kontakt seksual. Ajo zbuloi gjithashtu se kishte marrë pjesë në përmbajtje të ngjashme edhe më parë, duke nxjerrë në pah një fenomen të rrezikshëm: përfshirjen herë pas here të vendasve në veprime që ndihmojnë turistët të shkelin ligjet apo moralin publik, shpesh për arsye financiare.

Ky rast nuk është i izoluar. Në qytete të tjera si Pattaya, të famshme për jetën e natës, janë raportuar sjellje të ngjashme, ku turistë të huaj shpesh për përfitime në rrjete sociale realizojnë përmbajtje provokuese në hapësira publike, duke kaluar kufijtë e normave të pranueshme. Kritikët theksojnë se një pjesë e vizitorëve e shohin Tajlandën si një “shesh lojërash”, ku ligjet janë thjesht sugjerime, dhe jo rregulla të detyrueshme.

Por autoritetet po reagojnë gjithnjë e më ashpër. Raste të tilla tani ndëshkohen me burg, dëbim nga vendi dhe ndalim të përhershëm për hyrje në Tajlandë. Më e rëndësishmja, këto incidente po dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të vendit si një destinacion mikpritës, duke krijuar tension mes turistëve dhe komuniteteve vendase që ndihen të përdorur dhe të zhgënjyer.