Një grua egjiptiane, e cila shkoi për një eko rutinë, ka lënë mjekët thuajse të shokuar pasi zbuloi se ishte shtatzënë me nëntë embrione njëherësh, një prej rasteve më të rralla të regjistruara ndonjëherë në mjekësinë moderne. Sipas Al-Arabiya, dyshohet se gruaja kishte përdorur medikamente për stimulimin e ovulacionit pa mbikëqyrje mjekësore, gjë që mund të ketë çuar në shumëfishimin ekstrem të shtatzënisë.

Mjekët në Egjipt po diskutojnë tashmë mundësinë e një reduktimi embrional, procedurë e cila konsiderohet e domosdoshme në raste të tilla për të mbrojtur jetën e nënës dhe për t’i dhënë të paktën disa prej foshnjave shanse reale për mbijetesë.