Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Milano të Italisë, me një 16-vjeçare. Kjo e fundit lindi në apartament foshnjën dhe më pas fshehu trupin e pajetë të bebes së porsalindur në një kovë, që e mbante në ballkonin e banesës.
Mediat italiane shkruajnë se nuk dihet ende nëse foshnja lindi e vdekur, apo nëse u vra nga nëna 16-vjeçari.
Thuhet se do të jenë rezultatet e ekspertizës mjekoligjore ato që do të zbardhin shkakun e vdekje së foshnjës.
Ndërkohë që e mitura dhe nëna e saj, e cila ndodhej në apartament në momentin e lindjes, janë arrestuar. Në momentin e lindjes, babai dhe vëllai i saj nuk ndodheshin në shtëpi.
“Nuk e kisha vënë re se ishte shtatzënë”, ka thënë një fqinjë e 16-vjeçares.
Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, që ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali.


