Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u sulmua me thikë nga njerku i tij 36-vjeçar.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Aliveri, ku konflikti nisi pas një debati të ashpër mes të riut dhe njerkut të tij. Situata degradoi brenda pak minutash, kur 36-vjeçari mori një thikë dhe e goditi 18-vjeçarin në kyçin e dorës së djathtë.

Pas incidentit, i riu arriti të largohej nga banesa dhe telefonoi menjëherë numrin e emergjencës 112. Forcat e policisë në Volos ndërhynë shpejt, duke e gjetur 18-vjeçarin dhe duke e transportuar në komisariat për sigurinë e tij, ndërsa arrestuan autorin e dyshuar.

36-vjeçari u akuzua për dhunë në familje dhe përdorim të paligjshëm të armës. Sipas dëshmisë së të riut, ai kishte qenë edhe më parë viktimë e dhunës nga njerku i tij, çka rriti shqetësimin e autoriteteve për rastin. Gjykata e shpalli fajtor autorin dhe e dënoi me tre vite burgim, pa të drejtë lirimi me kusht dhe pa pezullim të vendimit, duke urdhëruar dërgimin e tij të menjëhershëm në burg.