Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi, ku një vajzë, 19-vjeç, është përdhunuar nga shoferi i ambulancës gjatë rrugës për në spital pasi ajo ishte pozitive për Covid-19.


Ajo thuhet se ishte sulmuar nga burri i njohur si V Noufal, 29 vjeç,


Ngjarja është regjistruar nënë rrethin Pathanamthitta të Kerala, ndërsa autori është një 29-vjeçar.


 Ai u arrestua nga policia, ndërsa rezultonte i dënuar edhe më parë për një sërë shkeljesh.


Shoferi i ambulancës kishte marrë të renë dhe një grua tjetër, 42-vjeç, për t’i dërguar në spital.


Pasi la gruan në qendrën mjekësore përkatëse, shoferi vijoi rrugën për në spitalin tjetër ku duhet të dërgonte 19-vjeçaren, por abuzoi seksualisht me të.