Një 21-vjeçar italian po lufton për jetën në Barcelonë, pasi u dhunua brutalisht jashtë një klubi natë. Nicola Maggiatto ishte me një mik në lokal kur nisi të konfliktohej me disa bashkëmoshatarë me origjinë nga Magrebi. Sherri që nisi verbalisht u përshkallëzua dhe 21-vjeçari u bë viktimë e një dhunë te tmerrshme. Thuajse pas një jave, i riu ndodhet në koma dhe mjekët shprehen se gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Për mediat italiane ka folur i ati, i cili pretendon se djali i tij u dhunua për shkak se ishte italian.

“Djali im u largua nga bari pa asnjë qëllim për të debatuar. Nga ajo që kam dëgjuar nga ata që ishin atje, në një moment të caktuar shpërtheu një debat me disa fëmijë, disa prej të cilëve flisnin spanjisht, por dukeshin se ishin me origjinë nga Magrebi. Pastaj, papritmas, njëri prej tyre e goditi djalin tim me grusht në pjesën e pasme të kokës. Dhe ndërsa ai ishte në tokë, dhjetë të tjerë e goditën me shqelma dhe grushte.”– tregoi babai.