Problemet ekonomike kanë shtyrë një 50-vjeçar nga Messini të sulmojë ish-bashkëshorten me acid. Ai dyshohet se i ka hedhur 49-vjeçares acidin në fytyrë, e kjo e fundit rrezikon të humbasë syrin e djathtë.
Në dëshminë e tij, 50-vjeçari pranoi se mosmarrëveshjet financiare e shtynë atë ta sulmonte, duke tentuar ta vriste.
Ata të dy kishin 4 fëmijë së bashku, teksa gruaja kishte edhe dy fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Sipas informacioneve, çifti prej gjashtë vitesh janë ndarë.
Raportet thonë se lidhja e tyre ishte formale dhe të dy kishin bërë të qartë se mes tyre nuk kishte asgjë romantike.
50-vjeçari tentoi ta vizitonte në spital disa orë më vonë bashkëshorten e tij të cilën e sulmoi me acid.
Ai shkoi për të parë viktimën duke pretenduar se ishte një vizitë e “pafajshme”, kur në realitet ai donte të “mbulonte” tentativë-vrasjen.
Policia e gjeti në spital dhe e vuri në pranga. Ai fillimisht e mohoi aktin e tij, por më pas siç raporton ERT, ka pranuar gjithçka nën peshën e provave dhe më pas është arrestuar.