Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Voltri të Gjenovës perëndimore, ku një fëmijë 7-vjeçar ka rënë nga çatia e katit të dytë të një ndërtese shkollore.

Sipas raportimeve të para, fëmija u gjet në gjendje të rëndë dhe u ndihmua menjëherë nga ekipet e urgjencës mjekësore, të cilat ndërhynë me shpejtësi në vendngjarje.

Ai u transportua me helikopter drejt Spitalit Pediatrik Gaslini në Gjenovë, ku aktualisht është i shtruar. Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e djalit vazhdon të jetë shumë e rëndë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si fëmija ka mundur të ngjitet në çatinë e ndërtesës shkollore.