Dy fëmijë janë plagosur rëndë nga një sulm i rastësishëm me thikë teksa po shkonin për në shkollë.

Dy vajzat, që besohet se janë 13 dhe 14 vjeç, u sulmuan nga një burrë mëngjesin e sotëm në Illerkirchberg, një qytet në jug të Gjermanisë.

Dëshmitarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën. Tashmë dy vajzat janë dërguar në spital.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fsheh në një ndërtesë, që besohet të jetë strehim për refugjatë, sipas Bild.

Policia rrethoi ndërtesën përpara se të sulmonte, duke arrestuar banorët përfshirë sulmuesin.

Sipas SWR, tre persona u arrestuan dhe të tjerët u dërguan në polici.

Një grup i posaçëm i policisë u vendos në zonë, me oficerë që përdorën drone për të kapur autorin.

Nuk dihet se cili ishte motivi i sulmuesit apo nëse ai dhe dy vajzat njiheshin me njëra-tjetrën.