Policia në Britaninë e Madhe ka arrestuar një 19-vjeçar pasi akuzohet për një abuzim seksual me një vajzë të mitur, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur muajin e kaluar.
Sipas deklaratës zyrtare të policisë së Leicestershire, sulmi u raportua për herë të parë më 5 shtator dhe menjëherë pas denoncimit janë ndërmarrë veprime hetimore. Oficerët dhe ekipet e mjekësisë ligjore janë parë të shtunën pranë një prone në rrugën Upperton Road, në zonën West End të qytetit, ku janë mbledhur prova nga vendi i ngjarjes.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se personi i arrestuar është aktualisht i liruar me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë në mënyrë intensive.
“Po kryhen hetime në lidhje me një raport për një sulm të rëndë seksual. Raporti u bë në polici më 5 shtator dhe incidenti raportohet të ketë nodhur muajin e kaluar. Një 19-vjeçar është arrestuar në lidhje me incidentin dhe është liruar me kusht,” – thuhet në deklaratën e policisë.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e të dyshuarës apo viktimës, por pritet që më shumë informacion të bëhet publik me avancimin e hetimeve.