Ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Allison Guerriero, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Florida. Vdekja e Allison Guerrieros ka rikthyer në vëmendje një prej episodeve më të bujshme të dosjes McGonigal. Ish-drejtori i FBI-së u dënua në SHBA për vepra penale që lidhen me shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe fshehjen e pagesave që kishte marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.
Guerrieros ka qenë në një lidhje me McGonigalin dhe më pas ajo u ka dhënë autoriteteve amerikane informacion mbi aktivitetet e McGonigal. Guerrieros ka denoncuar edhe marrëdhënien e McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Guerriero deklaroi se McGonigal i kishte treguar se do të udhëtonte në Shqipëri për tu takuar me Edi Ramën. Ajo ka treguar se McGonigal dhe Rama kishin një marrëdhënie personale dhe se ish-zyrtari i FBI-së fliste shpesh për kryeministrin shqiptar. Guerriero u kishte thënë hetuesve amerikanë edhe për udhëtimet e McGonigal në Shqipëri dhe marrëdhëniet e tij me Ramën.
“Ai po shkonte në Shqipëri për tu takuar me kryeministrin Edi Rama,”- kishte deklaruar ajo.
Sipas Daily Mail, 52-vjeçarja kishte publikuar pak orë para vdekjes dhjetëra mesazhe në rrjetin social X, ndërsa kishte folur edhe për raste të tjera që, sipas saj, përfshinin zyrtarë federalë. Në një prej videove të fundit, ajo shfaqej duke ecur në rrugë dhe kërkonte që të vihej në qendër të vëmendjes edhe veprimtaria e zyrtarëve të tjerë federalë.
Në një tjetër postim, Guerriero kishte shkruar: “E urrej FBI-në.”
Vdekja e saj vjen në një moment kur ajo ishte rikthyer aktivisht në publik me postime dhe materiale mbi çështjen McGonigal.
