Më shumë se 60 nxënës të një shkolle fillore kanë përfunduar në spital në Xhamajka, pasi hëngrën karamele të mbushura me kanabis.

Fëmijët janë të moshës 7 deri në 12 vjeç, ndërsa sipas mjekëve, fatmirësisht ansjë prej tyren uk ëhstë në gjendje të rëndë.  Ndërkohë, raportohet se karamelet i shkaktuan fëmijëve të vjella dhe halucinacione.

Në deklaratën e tyre fëmijët thanë se nuk e dinin se karamelet kishin në përbërje kanabis dhe ata i blenë duke menduar se ishin me fruta.

Ndërkohë, në paketimin e karameleve, thuhej se produkti përmban Delta-8 tetrahydrocannabinol, i njohur gjithashtu si delta-8 THC, një substancë psikoaktive që gjendet në bimën Cannabis sativa. Në paketim thuhej se produkti nuk lejohej që të përdorej nga të mitur.