Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Modena ku një makinë që po ecte me shpejtësi të lartë ka goditur rreth dhjetë këmbësorë, brenda zonës së trafikut të kufizuar në qendrën historike. Shtatë persona u plagosën, të paktën dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shoferi, një 30-vjeçar afrikan, u plagos gjithashtu nga përplasja. Ai iku në këmbë pas aksidentit dhe, ndërsa ikte, raportohet se goditi me thikë një kalimtar që po përpiqej ta pengonte që të largohej.

“E pamë makinën duke ardhur, po shkonte drejt trotuarit. Papritmas përshpejtoi. Po ecte me të paktën 160 kilometra në orë, pamë njerëz duke fluturuar”, thanë disa dëshmitarë.