Një ngjarje e rëndë ka ndodur në Philadelphia të SHBA-ve, ku një grua 66-vjeçare u gjet e pajetë në dhomën e saj të hotelit.
Sipas mediave të huaja, 66-vjeçarja e cila punonte si stjuardesë e “American Airlines” u gjet e pajetë të hënën në mbrëmje, me një leckë në gojë.
Gruaja 66-vjeçare u gjet në dhomën e saj të hotelit pak pas orës 22:40 dhe u shpall e vdekur në orën 10:45, sipas zyrtarit të informacionit publik Shaën Ritchie.
Kryeinspektori i Policisë së Filadelfias, Scott Small, tha se policia po e heton incidentin si një vdekje e dyshimtë, megjithëse nuk kishte shenja të hyrjes me forcë dhe gruaja e paidentifikuar ishte duke marrë disa medikamente.
Një deklaratë nga American Airlines tha se punonjësit janë “të shkatërruar nga ky lajm”.
“Mendimet tona janë me familjen dhe kolegët dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të gjithë të prekurit të kenë mbështetjen që u nevojitet gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me zbatimin e ligjit vendas në hetimin e tyre”, thuhej në deklaratë.
Një zëdhënës i Marriott tha se kompania po bashkëpunon me Departamentin e Policisë së Filadelfias mbi ngjarjen në fjalë.