Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Mbretëria e Bashkuar, ku një grua në të 20-at dyshohet se është përdhunuar në grup në orët e para të mëngjesit, jashtë një kishe në zonën e Surrey.
Sipas autoriteteve, e reja kishte qenë më herët në një klub nate dhe dyshohet se është ndjekur nga një grup burrash ndërsa po largohej. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur mes orës 02:00 dhe 04:00 të mëngjesit, pranë një kishe protestante të besimit metodist.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa policia po kryen kontrolle të gjera për të identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit. Mediat britanike, përfshirë The Sun, raportojnë se autoritetet po mbledhin prova dhe po analizojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë në zonë në ato orë të kontaktojnë autoritetet, duke theksuar se çdo dëshmi mund të jetë vendimtare për hetimin.
Forcat e rendit vijojnë të jenë në vendngjarje, duke zhvilluar hetime intensive për sqarimin e plotë të rastit.
