
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në jug të Francës, ku një burrë është gjetur me kokë të prerë në qytetin e Bolen.
Sipas mediave të huaja, policia ka nisur hetimet për një të dyshuar, i cili konsiderohet i rrezikshëm dhe është i pajisur me thikë, ndërsa aktualisht ndodhet në arrati.
Sipas AFP, rasti nuk ka lidhje me një sulm terrorist.
Ndërkohë, policia ka publikuar një fotografi të autorit në Facebook, duke u bërë thirrje banorëve të mos i afrohen atij nëse e shohin dhe të telefonojnë autoritetet.