Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku një vajzë 10-vjeçare amerikane vdiq dje pasi i ra të fikët për shkak të nxehtësisë në oborrin e Pallatit të Versajës. 

E mitura po e vizitonte me prindërit e saj, tha një burim policor për Le Figaro. 

Sipas informacioneve të mbledhura nga gazeta, viktima ishte ankuar për nxehtësinë pak para se të ndihej keq, rreth orës 6:20 të mbrëmjes. 

Vajza, shtoi burimi, po trajtohej për çrregullime të spektrit të autizmit, “por jo për një problem me zemrën”. Pritet të hapet një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes.