Një djalë 11-vjeçar dyshohet se është përfshirë në vdekjen e një vajze dhjetëvjeçare në një shtëpi përkujdesjeje në Gjermani. Vajza u gjet e pajetë në dhomën e saj në një strukturë të mirëqenies për fëmijë dhe të rinj në Wunsiedel, në rajonin e Bavarisë të Gjermanisë.
Dëshmitë e mbledhura në vendin e krimit tregon përfshirjen e një djali 11-vjeçar që qëndronte në të njëjtin objekt me atë.
“Meqenëse djali 11-vjeçar është nën moshën e përgjegjësisë penale, ai është vendosur në një mjedis të sigurt si masë parandaluese”, shtuan ata.
Është e paqartë se si vajza vdiq, megjithëse një zëdhënës i policisë tha për mediat gjermane se ajo mori një vdekje ‘të dhunshme’.
Një muaj më parë u vra një 12-vjeçare, Luise Frisch, në qytetin perëndimor të Freudenberg. E mitura ndërroi jetë si pasojë e plagëve të shumta të shkaktuara nga një thikë. Dy nxënëse të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë pranuar vrasjen.