Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia të SHBA-ve. Një 6-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri mësuesen e tij në një shkollë të Virxhinias.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 6 Janar.

 

Mësuesja rreth 30-vjeçare është dërguar e plagosur rëndë në spital, siç raportojnë mediat amerikane. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.