Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Adana në Turqi, ku një burrë i panjohur sulmon një fëmijë rreth 7 vjeç në rrugët e rajonit Seyhan. Pamjet e filmuar nga kamerat e sigurisë kanë nxjerrë në dritë momentet e sulmit të dhunshëm.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ka nisur pas një debati të shkurtër mes të dyve, i cili çoi në ndjekjen e fëmijës nga burri. I trembur, fëmija ka tentuar të shpëtojë duke u ngjitur në shkallët e një ndërtese dhe duke trokitur në derën e një banese. Megjithatë, agresori e ka kapur nga këmbë dhe, pas një përpjekjeje për t’u mbrojtur, e ka goditur në kokë, duke e hedhur në tokë nga një lartësi rreth 1,5 metra.

Fëmija ka mbetur i shtrirë në tokë, duke qarë, ndërsa agresori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas denoncimit nga familja e të miturit, policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin. Fatmirësisht, fëmija është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Policia apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e agresorit.