Një tragjedi e mundshme është parandaluar në një shkollë të mesme në Oklahoma, ku drejtori i institucionit u përball me një person të armatosur.

Ngjarja ndodhi më 7 prill në Pauls Valley High School, ku 20-vjeçari Victor Lee Hawkins hyri i armatosur me dy pistoleta gjysmëautomatike, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin brenda.

Sipas raportimit të Daily Mail, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu tenton të qëllojë një nxënës, por arma nuk funksionon, duke shmangur kështu një ngjarje me pasoja të rënda.