Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një burrë 89-vjeçar hyri me armë në ndërtesën e gjykatës duke plagosur një punonjës. Më pas ai mori një taksi duke fshehur armën, mbërriti në Gjykatën e Apelit, qëlloi dhe plagosi katër nëpunëse të tjera.

Autori, i cili sipas informacioneve ishte një mbledhës mbeturinash në zonën e Votanikos, vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ishte shtruar në të kaluarën në një klinikë psikiatrike. Ai hyri me forcë në ndërtesën e gjykatës, u ngjit në katin e katërt dhe qëlloi në këmbë një punonjës, i cili po trajtohet në spital pa qenë në rrezik për jetën. Pastaj, duke marrë një taksi, ai shkoi në Gjykatën e Apelit të Athinës, një distancë prej afërsisht pesë kilometrash nga Kerameikos, ku qëlloi dhe plagosi lehtë katër gra, duke lënë pushkën në vendngjarje.

Pas incidenteve, i moshuari la dy zarfe në vendngjarje, kur sipas tij shpjegohej motivi i sulmit dhe më pas u largua, me policinë që u vu në kërkim të tij. Fatmirësisht, pas disa orësh ai i ndalua dhe ndaj tij u vendos një masë arresti me burg.