Dhjetë fëmijë midis moshës 13 dhe 15 vjeç humbën jetën në qytetin Arua në Uganda, pasi u goditën nga rrufeja ndërsa luanin futboll në rrugë.


Djemtë ishin strehuar në një kasolle për t’i shpëtuar shiut të rëndë, por humbën jetën më pas si pasojë e shkarkimit elektrik.


Nëntë prej tyre u vranë menjëherë, ndërsa një tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.


Tre të mbijetuar janë duke marrë trajtim mjekësor në një institucion rajonal.


Rajoni veriperëndimor i Ugandës është goditur nga shira të dendur të shoqëruar me stuhi për disa ditë.


Ky është incidenti më i keq në vend që nga viti 2011, kur 18 fëmijë u vranë në një shkollë në rajonin veriperëndimor.