Një incident i rëndë është regjistruar në Tajlandë, ku një fëmijë i vuri aksidentalisht flakën vetes, ndërsa ishte duke luajtur me alkoolin dezinfektant për duart dhe një çakmak.


Captain Chuenbubpha, tre vjeç, pësoi djegie të rënda. Fëmija po lozte me vëllain e tij më të madh, pesë vjeç dhe të dy e kishin shpërndarë alkoolin nëpër duar dhe tek rrobat.



Më pas ata kishin gjetur një çakmak në shtëpi dhe e kishin ndezur. Çmakun e kishte në dorë tre vjeçari, i cili u përfshi menjëherë nga flakët.


Ai ka pësuar djegie të rënda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Prindërit e tij thanë se rasti i djalit të tyre duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për prindërit e tjerë që të tregohen më të kujdesshëm.