Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku vajzë 5-vjeçare është sulmuar nga një ujk, teksa ndodhej me familjen në plazh.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka nodhdur në plazhin Marmaras në Selanik. 5-vjeçarja, turiste nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, kur ujku e sulmoi nga pas. Kafsha e egër e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë.
Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe e një personi tjetër që e shpëtuan të miturën, pasi sulmuan ujkun me gurë. E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut.
Specialistët thonë se në zonën ku ndodhi ngjarja, është e njohur prania e ujqërve dhe çakejve. Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Kosovë disa javë më parë.