Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Stamboll, ku një prokuror qëlloi ish-gruan e tij gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën Rajonale të Apelit. Gjyqtarja, e cila po kryesonte çështjen në sallën e gjyqit, u qëllua në këmbë nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ndodhej në gjykatë si pjesë e procedurës ligjore.

Pas sulmit, gjyqtarja u dërgua menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor, dhe sipas raporteve të para, gjendja e saj është stabile. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim të plotë mbi ngjarjen, ndërkohë që policia rrethoi menjëherë gjykatën pas ngjarjes.

Ky incident ka trazuar opinioni publik, duke sjellë një paralelizëm me një ngjarje të ndodhur në Shqipëri disa vite më parë, kur gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance gjyqësore. Ai po kryesonte një çështje pronësie kur një person hapur zjarr në sallën e gjyqit, duke e lënë të vdekur pas plagëve të marra.

Ngjarja e Stambollit ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga autoritetet, ndërkohë që qytetarët po shprehin shqetësim për sigurinë e punonjësve të drejtësisë dhe ngjarjet e tilla të dhunshme që prekin sistemin gjyqësor.