Vyacheslav Leontyev, 87 vjeç, ish-drejtues i gazetës së njohur sovjetike Pravda, ka ndërruar jetë në rrethana misterioze në Moskë. Ai dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 22 metrash pranë banesës së tij.
Policia ruse ka nisur hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo një vrasje të mundshme. Leontyev ishte një nga figurat më me ndikim të medias sovjetike dhe thuhet se kishte dijeni për pasuritë e fshehta të Partisë Komuniste.
Gazetari rus në mërgim, Andrey Malgin, e quajti rastin “një tjetër rënie nga dritarja”, duke përforcuar dyshimet për një model të përsëritur vdekjesh të mistershme mes elitës ruse.