Një ngjarje rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Los Angelos, ku i riu është qëlluar me armë nga një person pas një zënke që patën në trafik. Autori shihet duke vrapuar në autostradën 5 duke mbajtur në dorë një pistoletë. Pak më pas, ai shkrepi 8 plumba, duke qëlluar 20-vjeçarin që po përpiqej të largohej nga ai vend.
Ende nuk dihet se si lindi konflikti mes dy personave, teksa autori është shpallur në kërkim.