Dy persona humbën jetën dhe një mbeti i plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në një rezervat dhe punishte konservash peshku, në Prevezë, Greqi.

Sipas informacioneve të para, viktimat dyshohet se janë një grek 39-vjeçar dhe një minoritar nga Shqipëria 40 vjeç, ndërsa personi i plagosur është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.

Shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga autoritetet. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa informacionet e para flasin për një shpërthim të bombulës me oksigjen, gjatë punimeve që po kryheshin në punishte.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, zjarrfikëset dhe forcat policore që kanë izoluar zonën.