Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur sot në Gjermani, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bielefeld, teksa të plagosurit janë tifozë futbolli. Ata ishin duke ndjekur një ndeshje në një bar kur një person i sulmoi para se të largohej.
Policia e Bielefeldit tha në një deklaratë se gjeti disa thika në vendin e sulmit, duke shtuar se ka aktivizuar një linjë telefonike për dëshmitarë pasi u ka kërkuar njerëzve të ngarkojnë video dhe foto të sulmit. Ata paralajmëruan këdo që e sheh të dyshuarin të mbajë distancë dhe të telefonojë shërbimet e emergjencës, pasi burri mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Sipas policisë, sulmuesi mund të jetë lënduar në fytyrë.
Klubi i futbollit Arminia Bielefeld i qytetit fitoi ndeshjen të shtunën dhe u bë kampion i divizionit të 3-të.


