Katër persona u dërguan në spital pas një sulmi me thikë në qendër të Londrës pasditen e sotme. Sipas Shërbimit të Ambulancës së Londrës, autoritetet u thirrën për një incident në Rrugën Edel, pranë Covent Garden, rreth orës 12:30 (ora lokale).

Në një deklaratë, shërbimi tha se ekipet u ofruan ndihmën e parë katër personave të plagosur në vendngjarje, të cilët më pas u dërguan në një qendër të specializuar për trauma. Bëhet fjalë për katër burra të moshës 34, 39, 42 dhe 52 vjeç. Policia Metropolitane në Londër njoftoi se një grua 47-vjeçare ishte arrestuar në lidhje me sulmin. Ajo shtoi se megjithëse hetimi është në një fazë të hershme, ka indikacione se incidenti lidhet me një problem të shëndetit mendor.