Kristen Hogan, një grua 33-vjeçare nga Ridgefield, Connecticut, u arrestua të premten me akuzën për tentativë vrasjeje. Ajo dyshohet se ka hedhur antifriz në shishet e verës dhe çajit të burrit të saj të ndarë, me të cilin është përfshirë në një betejë për kujdestarinë e fëmijës.
Më 10 gusht, burri i saj 34-vjeçar piu verën e ndotur dhe filloi të ndihej keq, duke vjellë dhe duke u lëkundur. Ai u dërgua urgjent në spital, ku u diagnostikua helmim me antifriz dhe u vu në dializë për shkak të problemeve me veshkat.
Burri dyshoi menjëherë për gruan pasi zbuloi se ajo kishte lidhur pajisjen e saj në rrjetin e tij Wi-Fi dhe kishte akses në shtëpi, edhe pse nuk jetonin më bashkë. Hetuesit gjetën në telefonin e Hogan kërkime për kimikate helmues, ndërsa ajo mohoi dijeninë e tyre në fillim.
Hogan më vonë pranoi se kishte blerë kimikatin, duke thënë se e përdorte për pastrim qilimesh, por shtoi se nuk donte ta vriste burrin, vetëm ta sëmurë për hakmarrje.
Ajo u akuzua për dy akuza për tentativë vrasjeje dhe një për ndërhyrje në punën e policisë dhe po mbahet në paraburgim me një garanci prej 1 milion dollarësh.