Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë ne sotme në Austri, ku tre persona humbën jetën.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në qytetin Linz, ku u raportua për të shtëna me armë pranë një restoranti. Raportohet se një i moshuar i ka marrë jetën bashkëshortes dhe vajzës së tij, e në fund ka kryer vetëvrasje. Policia konfirmoi se nuk ka rrezik për qytetarët dhe se arma e përdorur në ngjarje është gjetur. Forca të shumta policie vijojnë operacionin në zonë.