Dy të rinj, të moshës 18 dhe 19 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonin në Norvegji. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet.

“Për fat të keq, dy persona janë gjetur të pajetë. Hetimet janë ende në zhvillim, pasi një tjetër person rezulton i zhdukur,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë norvegjeze.

Zjarri ka përfshirë të gjithë ndërtesën me shpejtësi, ndërsa ekipet e emergjencës janë përpjekur të lokalizojnë dhe shpëtojnë banorët e tjerë. Shkaku i saktë i zjarrit nuk është përcaktuar ende, por pritet që ekspertiza të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e incidentit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa familjarët dhe të afërmit e viktimave po përballen me dhimbje të thellë. Autoritetet norvegjeze kanë bërë thirrje për qetësi dhe durim deri në përfundimin e hetimeve.