Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në SHBA.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Saint Louis, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është një 20-vjeçar. Komisioneri i policisë, Michael Seck tha mes viktimave ishin një grua dhe një adoleshente.