Një ngjarje e rëndë ka ndodhurditën e sotme në Salerno të Italisë.

Bëhet me dije sipas mediave të huaja se një 56-vjeçar ka vrarë gruan e tij me thikën e kuzhinës.

Siç njoftohet, më pas ai u largua nga shtëpia dhe kreu vetëvrasje duke u vetëvarur në një mbikalim të autostradës. Në tentativë për të ndaluar të atin, njëri nga dy djemtë plagosi gishtin, ndërsa tjetri tentoi të shpëtojë gruan, duke e transportuar në spital ku mbërriti tashmë pa ndjenja. Menjëherë pas kësaj, zemra e saj pushoi së rrahuri. Karabinierët e Salernos po hetojnë rastin.

Dinamika e ngjarjes

Burri e goditi gruan e tij disa herë, pavarësisht se njëri prej fëmijëve u përpoq ta ndalonte. Më pas ai u largua me makinë dhe u drejtua në mbikalimin A2, midis kryqëzimeve të San Mango Piemonte dhe Pontecagnano Faiano, ku u gjet i varur.

Gjatë përleshjes, djali tjetër i çiftit mbeti i plagosur në gisht dhe tentoi të çarmatoste të atin. I gjithë komuniteti është I tronditur, për ngjarjen e rëndë.