Një adoleshent nga Iowa, SHBA, është arrestuar pasi dyshohet se u përpoq të punësonte një vrasës me pagesë për të vrarë një fëmijë.

Mësohet se adoleshenti siguroi të dhënat personale të 7-vjeçarit, duke përfshirë emrin, adresën, detajet identifikuese dhe vendin ku mund të gjendej fëmija, ndërsa më pas aplikoi në faqen e internetit “Rent-a-Hitman”, duke nxjerrë një njoftim se kërkonte të punësonte një vrasës me pagesë.

Po ashtu, prej kohësh adoleshenti e kërcënonte 7-vjeçarin, duke i dërguar mesazhe në telefon. Pikërisht, dëshmitë shtesë të marra nga celulari i adoleshentit i bënë autoritetet të besonin se kërcënimi ndaj shtatëvjeçarit ishte i besueshëm.