Një gazetar 37-vjeç ka ndërruar jetë në Greqi si pasojë e flakëve që përfshinë apartamentin ku ai banonte në sheshin Atika. Mësohet se viktimë ka mbetur i riu Antonis Chrysoulakis, ku lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e kanë konfirmuar jo vetëm të afërmit dhe kolegët e tij në gazetën “Parapolitika”, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Sipas mediave greke shkak për zjarrin është bërë, pasi viktima pasi ka mbaruar punën ka dashur të gatuajë diçka për të ngrënë mirëpo, duket se e ka zënë gjumi duke shkaktuar shpërthyerjen e zjarrit.

Ironia tragjike është se lajmi i fundit i transmetuar nga Antonis Chrysoulakis në faqen e gazetës “Parapolitika”, pak para se të vdiste, ishte për një zjarr në një ndërtesë të braktisur në Athinë.

Trupi i pajetë i Antonis Chrysoulakis është marrë nga autoambulanca e EKAB-it, ndërsa hetimet paraprake për ngjarjen janë duke u kryer nga ana e Seksionit kompetent hetimor.