Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moskë ku një 38-vjeçare ka ndërruar jetën.
38-vjeçarja Anastasia Milosskaya humbi jetën pasi u rrah dhe u mbyt për vdekje, ndërsa dyshohet se krimi ishte porositur nga vajza e saj, dhe autorë janë dy adoleshentë
Sipas The Mirror, autorët e mbështollën trupin e gruas në një qese plastike dhe e hodhën në një kosh plehrash në lagjen Balashikha në lindje të Moskës. Vajza e saj u arrestua së bashku me një djalë 15-vjeçar që jetonte në banesën e familjes.
Sipas raportimeve, arsyeja e vrasjes brutale është se nëna i ka kërkuar të bijës të ndahet me 15-vjeçarin, duke besuar se ai ka pasur ndikim të keq tek ajo.
Autoritetet ruse thonë se të dyshuarit përfshijnë vajzën dhe të dashurin e saj që dyshohet se urdhëroi vrasjen e gruas për 3650 £. Informacionet thonë se vajza dhe djali kanë futur autorët në shtëpi dhe kanë pritur që të kthehej nëna. Më pas, vrasësit e lanë trupin e rrahur në banesën ku vazhdonin të jetonin vajza dhe djali dhe vetëm dy ditë më vonë u kthyen për të hequr kufomën. Të akuzuarit e mitur janë të gjithë nga 14 deri në 17 vjeç dhe dyshohen për vrasje ose komplot për vrasje.