Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, Maqedoni e Veriut, ku një 16-vjeçar është gjetur i vdekur.

Sipas medieve, trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur “rruga e Banjave”, ndërsa më herët i mituri ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

 Prindërit kishin denoncuar se i mituri kishte marrë makinën dhe ishte larguar nga shtëpia pa i thënë askujt se ku po shkonte.