Policia ka ndaluar një djalë 6-vjeçar, pasi ka qëlluar një mësuese. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin amerikan të Virxhinias.
Mediat e huaja shkruajnë se të shtënat ndodhën pak pas orës lokale, 14:00, në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News. Nuk dihet se si fëmija gjeti armën, por policia është shprehur se incidenti nuk ishte aksidental.
Mësuesja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe thuhet se është rreth të 30-ave, ndodhet në rrezik për jetën. Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet nën monitorimin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në një klasë pas një debati me 6-vjeçarit dhe mësueses së tij.
Zyrtarët thanë se shkolla, e cila ka rreth 550 nxënës, kishte pajisje për zbulimin e metaleve, por jo çdo fëmijë u kontrollua. Djali mësohet se kishte qëlluar mësueses me pistoletë.