Një ngjarje e rëndë ka ndodhru në Australi, ku një 14-vjeçar transgjinor ka kryer vetëvrasje, pasi nuk iu lejua ndërhyrja kirurgjikale që ai të ktherhej në një vajzë.
Noah O’Brien, i cili lindi si një vajzë e quajtur Lily kreu vetëvrajse, pasi mjekët nuk morën përsipër të kryen ndërhyrjen për të ndryshuar gjini, pasi djali konsiderohej i mitur dhe ligji nuk e lejon deri në moshën 18-vjeçare.
14-vjeçari u kishte shkruar prindërve një letër gjashtë muaj përpara se t’u thoshte se ai identifikohej si djalë dhe duhet patjetër të kryente operacionin.
Noah filloi të kufizonte ushqimin e tij në një përpjekje për të vonuar fillimin e pubertetit. Ai u shtrua në Spitalin e Fëmijëve Ëestmead në perëndim të Sidneit, ku doli pas një dite, me një rekomandim për të kërkuar mbështetje për çështjet gjinore.
Noah u trajtua përsëri për anoreksi në Spitalin e Fëmijëve Ëestmead dhe u vlerësua nga një punonjës social, i cili sugjeroi se duhej të shihej nga stafi që mund të ndihmonte me disforinë e tij gjinore. Por kjo u ndal nga një anëtar i lartë i stafit jashtë klinikës gjinore, i cili tha se klinicistët duhet të fokusohen në trajtimin e anoreksisë së tij në izolim.
I dëshpëruar pasi nuk po gjente zgjidhje, Noah vendosi t’i jepte fund jetës, duke pirë ilaçe.