Një mjek ka humbur jetën në Turqi, pasi është vrarë për shkak të një konflikti që kishte me një punonjëse seksi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Stamboll, ku mjeku i identifikuar si Ibrahim Karahan kishte lënë takim me një prostitutë në një hotel. Ata kishin rënë dakord që mjeku t’i paguante gruas 1500 lira për shërbimet e saj, por pasi gruaja ka ardhur në dhomë ata kanë debatuar për shkak se doktori pagoi më pak se sa pazari.
Pas kësaj, gruaja telefonoi tutorin e saj, i cili erdhi në hotel, qëlloi me armë mjekun dhe e vrau. Ai u dërgua në spital me ambulancë, por pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve ka ndërruar jetë.
Mësohet se mjeku ishte regjistruar me një emër tjetër në hotel, ndërkohë që ngjarja ka tronditur opinionin publik. Mjeku kirurg 56-vjeçar punonte në një spital privat në Stamboll.