Shkrimtarja e njohur ukrainase, Victoria Amelina ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit me raketa ruse në një restorant picash në qytetin e Kramatorsk të Ukrainës, raporton BBC.

Amelina, 37 vjeç, po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë në sallën e njohur Ria Lounge të qytetit kur raketa goditi restorantin.

Sulmi shkaktoi edhe 12 viktima të tjera, ndërsa rreth 60 të tjerë mbetën të plagosur.