Një shpërthim ka ndodhur në ambinetet e një shkolle ‘Ipsia Viola Marchesini në Rovigo të Italisë.
Mediat vendase raportojnë se nga shpërthimi dy studentë kanë mbetur të plagousur ndërsa në ambinetin rreth e qark klasës ku ndodhi shpërthimi pati dëme të shumta materiale.
Të dy studentët u dërguan me urgjencë për të marrë mjekimet, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Për momentin nuk dihet shkaku i shpërthimit.
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje me kamion shkallë dhe të ndjekur nga forcat e rendit, tashmë të angazhuara për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit në shkollë. Dysdhohet se shpërthimi ndodhi në një klasë, ku fatmirësisht ishte bosh në momentin kur ka ndodhur ngjarja.