Të paktën 18 fëmijë vdiqën në Uzbekistan pasi konsumuan shurupin e kollës i cili ishte prodhuar në Noida, Indi.
Sipas raportimeve, behet me dije se fëmijët kanë konsumuar “sasi të tepërta” të shurupit të kollës, i cili përmbante etilen glikol, një substancë që nuk duhet të jetë e pranishme në shurupin e kollës.
Kjo vjen disa ditë pasi një panel parlamentar në Gambia gjeti “nivele të papranueshme” të dietilen glikolit dhe etilen glikolit në shurupet e kollës të prodhuara nga Maiden Pharma me bazë në Haryana. Shurupet e kollës u lidhën me një rast të dëmtimit akut të veshkave që besohet të jetë përgjegjës për vdekjen e të paktën 63 fëmijëve.
Zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë të Indisë thanë se ishin “të vetëdijshëm” për raportin nga Uzbekistani, por nuk pranuan të komentojnë.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit tha se shurupi u jepej fëmijëve në shtëpi pa recetën e mjekut, qoftë nga prindërit e tyre ose me këshillën e farmacistëve, me doza që tejkalonin dozën standarde për fëmijët.